Nëse mendoni se duhet marrë leje vetëm për të dalë në pazar, e keni gabim.
Shumë shpejt do të mund të merrni leje edhe për të shkuar në plazh.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në “Tv T“, ku ka folur për masat që do të merren, në mënyrë që qytetarët të frekuentojnë plazhet këtë sezon.
Klosi tha se do të ketë distancë mes pushuesve, nuk do të lejohen festat në plazhe dhe se për të vajtur në plazh, do të merret leje në portalin e-albania.
“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje.
Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet.
Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj