Google ADS

Ministri i Jashtëm turk në Tiranë, nis axhendën e takimeve zyrtare

11:11 | 19 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të qëndrojë sot në Tiranë në vizitë zyrtare.

Axhendën e takimëve Çavuşoğlu e nisi nga Ministria e Jashtme, me homologun Ditmir Bushati.

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri Çavuşoğlu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavuşoğlu do të realizojë një vizitë në Kosovë./Anadolu

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme