Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar nga Kuvendi se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri të Kosovës është një kërcënim për vetë Evropën.
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të veprojnë tani për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosoës.
“Sulmi është një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë me pasoja direkte për Evropën tonë të përbashkët.
Vrasja e një polici në krye të detyrës e bën më të dhimbshëm dhe më tragjik këtë akt agresioni.
Mbështetja dhe solidariteti ynë shkon për popullin dhe shtetin e Kosovës që sot po përballen me tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Republikën e Kosovës.
Ndërkohë që bëhen përpjekje për të ndërtuar një të ardhme evropiane të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, u shpreh Hasani gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ai bëri apel që autorët dhe organizatorët e këtij sulmi të vendosen përpara drejtësisë për mos lejuar përshkallëzimin e situatës.
“Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren sa më shpejt përpara drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të situatës me pasoja të pakthyeshme.
Qetësimi dhe de-përshkallëzimi i situatës tani është kyç dhe e vetmja rrugë përpara. Duke shpallur ditë zie për agresorët Beogradi zgjodhi t’i fryjë zjarrit të një konflikti të armatosur”, theksoi Hasani.
Për këtë arsye, ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar se “ky është momenti që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të veprojnë qartë dhe në mënyrë të vendosur nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës”./rtsh
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...