Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me homologen e tij rumune

19:23 | 14 Nëntor 2023
E.H

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në një takim në Tiranë homologen e tij rumune, Luminita Odobescu.

Hasani dhe Odobescu kanë nënshkruar Planin e Veprimit për Bashkëpunim 2024-2025, shkruan Arbresh.info.

Përmes një postimi në platformën X, Hasani tha se i është mirënjohës shtetit të Rumanisë për mbështetjen e dhënë Shqipërisë për integrim në Ballkanin Perëndimorë.

“Kënaqësi të mirëpres në Tiranë kolegun tim rumun Luminita Odobescu  dhe të nënshkruajë Planin e Veprimit për Bashkëpunim 2024-2025. Ne mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh si aleatë dhe partnerë të NATO-s , duke garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Mirënjohës ndaj Rumanisë për mbështetjen e palëkundur në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme