Google ADS

Ministri i Jashtëm i Greqisë viziton sot Tiranën

08:24 | 21 Dhjetor 2022
E.H

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të jetë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka.

Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë Dendias-Xhaçka.

Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten do të vijë në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme