Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, nga Brukseli, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërinë në Bashkimin Evropian, do e forconte këtë të fundit.
Szijjarto theksoi se në 2 muaj, është bërë një progres i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, sa nuk është bërë ndër vite.
Ai u shpreh se gjatë periudhës që Hungaria mban Presidencën e Këshillit të BE-së, Shqipëria ka bërë sukses të paprecedentë.
“Kemi arritur të kemi një arritje për hapjen e zonës së Shengen me dy vende të tjera në mënyrë që të përshpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe të aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë dhe ne jemi vend fqinj me BP dhe kuptojmë shqetësimet e rajonit dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë, paqes, qetësisë dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.
Kemi pritur për aksesin për 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur. Ne i detyrohemi njëfarë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka patur datat të shtyra në mënyrë konstante dhe nuk kishte asgjë tjetër veç bllokimit që prej 15 vitesh ne nuk kemi parë as marrjen e masave dhe as hapa për zgjerimin. Ne do donim që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për përqasjen në bazë të meritave, por tashmë është me një shpejtësi të ulët. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit. Që nga 2009 Shqipëria ka paraqitur kërkesën për akses. Në 2014 mori statusin e vendit kandidat në 2022 nisën negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit nën presidencën hungareze. Në 2 muaj kemi pasur 2 konferenca ndërqeveritare, dy kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Kjo paraqet sukses për Shqipërisë, presidencën hungareze dhe BE-në”, deklaroi ministri.
Ai theksoi se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer sa i përket grupkapitujve, duke e bërë anëtarësimin e saj në BE tejet të rëndësishëm, pasi sikurse tha ministri, “anëtarësimi i saj do forconte dhe BE-në duke parë progresin ekonomik që ajo ka bërë”.
“Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për kapitujt që do jenë në këtë grupkapitull, si për marrëdhëniet me jashtë dhe sigurinë. Po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ecë përpara sepse Shqipëri është pjesë e NATO dhe KE-së.
Kur flasim për grupkapitujt, ky grupkapitull është i rëndësishëm për tu hapur.
Interesi ynë i përbashkët që Shqipëria të ketë sukses dhe t’ia arrijë. E rëndësishme edhe për vetë Ballkani Perëndimor dhe Shqipërinë”, u shpreh ministri Szijjarto.
Nga 1 korriku, Hungaria udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian./rtk
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...