Ministri i Jashtëm holandez: Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë është i parakohshëm

08:14 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Parlamenti i Holandës ka miratuar një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për 2019.

Mocioni u prezantua nga deputeti Pieter Omtzigt, nga partia Kristian demokrate, Anne Mulder, nga partia liberal-konservatore dhe Nico Drost, nga unioni Kristian, partitë e të cilëve janë pjesë e koalicionit qeverisës në Holandë.

Mocioni mori 105 vota pro nga 150 deputetë që ka parlamenti holandez, që do të thotë një shumicë prej më shumë se dy të tretave.

Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok tha se rekomandimi i komisionit evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është i parakohshëm.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vota e sotme në parlamentin holandez konfirmon bllokimin e negociatave të anëtarësimit mes BE dhe Shqipërisë.

Ajo vjen pak javë pasi parlamenti i ngarkoi qeverinë që ti kërkonte komisionit evropian që të pezullonte udhëtimin pa viza për Shqipërinë në zonën Shengen.

Një mocion i dytë për Shqipërinë nuk u miratua në votimin e sotëm në parlament. Ai ishte paraqitur nga deputetja Vicky Maeijer dhe kërkonte që të mos hapeshin asnjëherë negociatat me Shqipërinë. Ndërkohë parlamenti i Holandes ka rënëe dakord për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme