Ministri i Jashtëm holandez: Dialog, zgjedhje të lira dhe vetting

12:09 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

“Mendoj se është e rëndësishme që të ketë dialog, zgjedhje të lira e të ndershme dhe progres në procesin e vetting-ut”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin.

Nga ana e tij, Bushati, pasi u shpreh mirënjohës ndaj Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për reformën në drejtësi, deklaroi se “politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri”, duke iu referuar deklaratavë të opozitës kohët e fundit. “Përshëndes angazhimin e ndërkombëtarëve që ne të adresojmë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.

Politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri. Askush nuk duhet të humbasë kohë. Shqiptarët kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetë opozita ka qenë dakord me vendimet kushtetuese dhe është koha për t’i dhënë jetë procesit të vetting-ut”, tha Bushati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme