Ministri i Jashtëm grek sot në Korçë, mbahet raundi i dytë i bisedimeve me Bushatin

10:36 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i jashtëm i Greqisë, Kotzias do të jetë sot për vizitë në qytetin e Korçës.

Aty do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve për çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Takimi mes ministrave Kotzias dhe Bushati do të nisë në orën 10:00, ku sipas burimeve do të flitet, pë ligjin e luftës, varrezat greke, çështjen çame dhe kufirin.

Nga negociatat e para në Kretë kishte progres në çështjen e Ligjit të luftës për të cilin edhe ministri grek pranoi se duhet hequr se është një budallallëk, ndërsa afër zgjidhjes u raportua se ishte edhe dosja e kufirit detar, por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht./opinion.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme