“Të drejtën tonë kombëtare për t’u shtrirë në 12 milje detare, ne nuk do ta diskutojmë as me Turqinë as me ndonjë vend tjetër” – tha ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias në Konferencën e dytë Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore. Ai foli për marrëdhëniet e jashtme të Greqisë me Turqinë, Shqipërinë dhe Libinë.
“Sipas Ligjit të Detit dhe UNCLOS, shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje është e drejta jonë kombëtare sovrane” – mësohet të ketë thënë Dendias .
Lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare, Dendias u shpreh: “Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të përmbushë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në bashkësinë evropiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke.
Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin: “Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse më lejoni, Shqipëria historikisht, nëse e shikoni nga një perspektive, ka bërë zgjedhjen e saj” – tha Dendias.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë