Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, pasi u deklarua kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisha Mali. Për këtë takim gjatë ditës ka shkruar vetë Ahmetaj në Facebook.
Aty Ahmetaj thoshte se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik. Mirëpo, tash Ahmetaj këtë postim e ka fshirë.
Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, është dorëzuar përballë kritikave të shumta që mori nga Kosova, për kundërshtimin që ai i bëri vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 % ndaj Serbisë
Ahmetaj pak më parë e ka fshirë postimin e tij në Facebook, ku kishte dal kundër vendimit.
Fshirjen e postimit, ministri shqiptar e ka bërë pas presionit që erdh nga Kosova.
Ndaj postimit të ministrit të Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj kanë reaguar njerëz të fushave të ndryshme të Kosovës.
Kujtojmë se Ahmetaj e ka quajtur si të pashëndetshme për ekonominë e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët.
Ky është postimi i më hershem i ministrit Arben Ahmetaj:
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...