Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet të PS në Berat Fadil Nasufi dhe regjistruesit të ZVRPP Berat Ledian Shehu.
Sipas informacioneve të marra dhe të dokumentuara nga Ministria e Drejtësisë, të kallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje.
Gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, Fadil Nasufi në bashkëpunim me Regjistruesin Ledian Shehu kanë bërë shpërndarje të çertifikatave për vërtetim pronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por është veprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Sipas ligjit, kandidati për deputet as nuk mund të përvetësojë procesin e shpërndarjes së çertifikatave për vërtetim pronësie, dhe as nuk mund ta përdorë atë për qëllime të përfitimit politik. Pajisja me çertifikatë vërtetimi pronësie, është detyrim për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe asnjë kandidat për deputet nuk ka arsye për ta konsideruar këtë veprimtari shtetërore si “meritë” apo “kënaqësi” të tij, për shkak se një veprim i tillë sjell përgjegjësi penale.
Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme, përdorimin e veprimtarisë shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të parandaluar kryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim.
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka urdhëruar gjithashtu edhe shkarkimin nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat Ledian Shehu, për shkak se ka lejuar përdorimin e veprimtarisë shtetërore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe qëllimin e detyrës.
Kandidati Nasufi dhe regjistruesi i ZVRPP Berat Ledian Shehu janë kallëzuar për 3 akuza; “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. / Syri.net
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...