Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka reaguar për operacionin e AMP-së dhe SPAK në lidhje me rastin e shefit të antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi.
Përmes një postimi në Facebook, ai dha një mesazh për personat të cilët kanë keqpërdorur detyrën dhe që kanë tentuar të cenojnë besimin e qytetarëve tek policia.
“Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës padronë të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, se do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ministri shqiptar bëri thirrje për qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste si kjo./Arbresh.info/
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...