Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka përgënjeshtruar akuzat e bëra nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gament Bardhi, në adresë të Drejtorit të Policisë Shkodër dhe Drejtorit të Gardës. Bardhi deklaroi se Drejtori i Policisë së Shkodrës “është emëruar nga bandat”.
Por ministrit Hoxha, i konsideroi gënjeshtra akuzat e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër dhe sqaroi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës së Republikës.
“Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes nga deputeti Gazment Bardhi. Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër. Po bëj parantezën e gënjeshtrës në mëngjes nga deputeti, i cili tani nuk është në sallë për ta dëgjuar të vërtetën. Minimumi, kur deputeti duhet të gënjejë të na thotë të paktën që, kam dëshirë të gënjejë dhe të vazhdojë.”, theksoi Hoxha.
Sipas tij, Edmond Sulaj dhe është një oficer në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës.
“Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs. Në encrochat i parashtrohet një bisedë që i përket vitit 2021 ndërsa Edmond Sulaj ka marrë detyrën e drejtorit të policisë së qarkut në 2023. Pra kjo gënjeshtër bie”, theksoi Hoxha./rtsh.al
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...