Google ADS

Ministri Hoxha: 9.7 milion vizitorë të huaj prekën tokën shqiptare gjatë këtij viti

18:01 | 12 Tetor 2024
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Hoxha, njoftoi se gjatë këtij viti, Shqipëria ka pritur 9.7 milion vizitorë të huaj.

Hoxha theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi për ekonominë shqiptare dhe për përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

“9.7 milion vizitorë të huaj prekën tokën shqiptare gjatë këtij viti, duke sjellë rekorde të reja edhe në të ardhurat ekonomike nga industria e ringritur e turizmit në vend”, tha Hoxha./Arbresh.info

Të ngjashme