Google ADS

Ministri Hasani priti në aeroport presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

00:01 | 28 Shkurt 2024
E.G

Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.

Ai u prit nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali.

“Nder i madh për të pritur Presidentin Volodymyr Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, ka shkruar Hasani në X./Arbresh.info/

 

Të ngjashme