Ministri Hasani pret sot ministren e Jashtme të Rumanisë

09:26 | 14 Nëntor 2023
E.G

Ministri për Evropën e Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, pret sot pasdite në një takim në MEPJ, Ministren për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita-Teodora Odobescu.

Dy ministrat do të kenë fillimisht një takim kokë më kokë, për të vijuar më pas me takimin mes delegacioneve.

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një Ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014./tvklan.al

Të ngjashme