Pas Strasburgut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani udhëtoi drejt Estoni, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri” që u mbajt në kryeqytetin e Estonisë, Talin.
Në panelin ku morën pjesë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba (online), Ministri Hasani theksoi se, agresioni rus në Ukrainë vijon të mbetet kërcënimi më kritik për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian dhe më gjerë.
Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.
“Shqipëria mbështet në mënyrë aktive përpjekjet dhe iniciativat e ndërmarra për të siguruar përgjegjësi të plotë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në Ukrainë.
Duke i qëndruar krah Ukrainës, Shqipëria po e mbështet atë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.
I pyetur mbi rolin e Rusisë në sigurinë në botë, Ministri Hasani tha se fituesi i vetëm në këto kohë të trazuara është NATO, aleanca e vlerave dhe kombeve që duan paqen dhe respektojnë të drejtat e popujve.
Gjatë qëndrimit 24 orësh në Talin, Ministri Hasani u prit nga kryeministrja Kallas, homologu estonez Margus Tsahkna dhe drejtues të Komitetit për Politikën e Jashtme në parlamentin e Estonisë, ku shprehu mirënjohjem për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE./rtsh.al/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...