Michael Roth, ministri gjerman për Evropën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, e sheh integrimin si një sinjal inkurajues për të rinjtë.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am zonntag”, Roth tha se hapja e negociatave do të jenë një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Por sipas ministrit gjerman çelja e negociatave është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë që e pret Shqipërinë.
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është ende e gjatë dhe për çdo hap ka një kusht të qartë. Pra, çështja e hapjes së negociatave nuk ka të bëjë me pranimin e menjëhershëm, por është hapi i parë drejt një rruge të gjatë”, tha Roth.
Sipas ministrit gjerman, reforma në drejtësi e nisur në Shqipëri do ta çojë vendin përpara dhe procesi i pranimit në BE është mundësia më e mirë për të vëzhguar punën e qeverisë në plotësimin e kushteve.
“Procesi i pranimit për në BE është mënyra më e mirë për të parë përpjekjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve”, u shpreh ai.
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...