Ndërsa pritet të zyrtarizohen dorëheqjet e ministrave teknikë të opozitës, ministri i brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të 12 javëve të tij në këtë detyrë.
Në një postim në Fejsbuk zoti Demiraj është shprehur për përballimin e një sërë sfidash të mëdha siç ishin mbarëvajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qënieve njerëzore, lufta kundër terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i një sezoni turistik të qetë.
Por prioriteti i zotit Demiraj ka qenë toleranca zero ndaj drogës. “Në bashkëpunimi me Policinë e Shtetit u arritën rezultate të dukshme: 37 tonë kanabis i sekuestruar, 40 mijë rrënjë kanabis të shkatërruara, 13 skafe të konfiskuara dhe mbi 75 vetë të arrestuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike” shkruan ai.
Ministri Demiraj ka falenderuar posaçërisht Policinë e Shtetit, e cila “ka punonjës të përkushtuar, qe jane ne front te pare në luftën kundër trafiqeve te paligjshme në përgjithësi dhe trafikut te lendeve narkotike ne vecanti”, ndërsa vlerëson se “ka individe te korruptuar, te implikuar e kontribues ne ideimin dhe zbatimin e te ashtuqujturit plan i kanabizimit te vendit”.
Një falenderim ministri Demiraj ka shprehur për gazetarët dhe median e lirë. “Kam pasur nje bashkepunim te mire e jam ndjere i vleresuar qe media ka perkrahur e percjelle publikisht mesazhet qe une ne cilesine e Ministrit te Brendshem kam pasur per qytetaret ne ushtrim te detyrave te mia” shkruan ai.
Ministri teknik i opozitës shprehet se “çdo kontribut i imi ne qeverisje eshte bere ne funksion te realizimit te qellimeve te treguara me lart ne kuader te detyres time si minister teknik, e sigurisht jo ne kuader te perfshirjes time ne qeverine e ardhshme te mazhorances aktuale” duke hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së tij në qeverinë e ardhshme të kryeministrit Rama.
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...