Google ADS

Ministri Balla bën analizën vjetore: Ndryshime rrënjësore në Policinë e Shtetit

13:08 | 4 Janar 2024
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, tha në konferencën ku bëri analizën vjetorë të ministrisë që ai drejton.

Balla paralajmëroi ndryshime në ligjin për policinë e shtetit të cilat do të bëhen me qëllim rritjen e profesionalizmit në Policinë e Shtetit dhe rritjen në karrierë të efektivëve brenda kësaj organizate.

Po përgatisim ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit, jemi në fazën finale, para miratimit në Qeveri, për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën. Akademia e Sigurisë, është tashmë një Institucion i Arsimit të Lartë.

Gjatë vitit 2023, janë pranuar në Akademinë e Sigurisë, për “Patrullë e përgjithshme”, 607 vajza dhe djem, ndërsa në Fakultetin për Hetimin e Krimit janë pranuar 41 ekselentë dhe 246 për studimet “Bachelor”. Gjatë vitit 2024, do të pranohen edhe 400 kursantë për “Patrullë e përgjithshme”, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta.

Gjithashtu, në shtator, nëpërmjet Maturës Shtetërore, synpjmë të pranpjmë 150 maturantë, për studimet “Bachelor”. Synimi im është që të zgjidhim plotësisht nevojat për burime njerëzore në Policinë e Shtetit brenda vitit 2025, për të synuar më pas edhe një rritje të numrit total të Policisë së Shtetit”,

Balla u shpreh gjithashtu se gjatë vitit 2023, 10.155.640 shtetas të huaj vizituan Shqipërinë, ndërsa shtoi se MB po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Sipas tij numri i kaq shumë vizitorëve tregon se tashmë Shqipëria nuk është vetëm një destinacion i bukur turistik, por edhe një destinacion i sigurt, pasi siç u shpreh ai “imazhi i saj është pastruar njëherë e mirë nga e shkuara e rëndë shumëvjeçare”.

Fjala e plotë e ministrit Balla:

Prej ditës së parë si Ministër i Brendshëm kam kuptuar se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

Kam shtërnguar duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe do të vijoj të takohem e dëgjoj me vëmendje çdo anëtar të trupës së Policisë.

Po përgatisim ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit, jemi në fazën finale, para miratimit në Qeveri, për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën.

Akademia e Sigurisë, është tashmë një Institucion i Arsimit të Lartë.

Gjatë vitit 2023, janë pranuar në Akademinë e Sigurisë, për “Patrullë e përgjithshme”, 607 vajza dhe djem, ndërsa në Fakultetin për Hetimin e Krimit janë pranuar 41 ekselentë dhe 246 për studimet “Bachelor”.

Gjatë vitit 2024, do të pranohen edhe 400 kursantë për “Patrullë e përgjithshme”, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta.

Gjithashtu, në shtator, nëpërmjet Maturës Shtetërore, synpjmë të pranpjmë 150 maturantë, për studimet “Bachelor”.

Synimi im është që të zgjidhim plotësisht nevojat për burime njerëzore në Policinë e Shtetit brenda vitit 2025, për të synuar më pas edhe një rritje të numrit total të Policisë së Shtetit.

AKTUALISHT POLICIA E SHTETIT PËRBËHET NGA:

Forca aktuale e Policisë (burra dhe gra) është 9592 anëtarë,

nga të cilët 991 vajza/gra dhe 8601 burra, pa llogaritur punonjësit civilë të Policisë së Shtetit.

Mosha mesatare është 47 vjeç. (Aktualisht, janë në punë 10 777 punonjës civilë dhe ushtarakë, prej të cilëve 1630 gra/vajza dhe 9147 burra.)

Rezultatet e arritura gjatë muajve të fundit janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Në territorin e kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët,

të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë.

Hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK apo prokuroritë e jursidiksionit të përgjithshëm në rrethe po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme