Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, dhe Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, kanë prezantuar një masë të re për të rritur sigurinë në vijën bregdetare të Golemit.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se në një segment prej rreth 5 km të bregut, janë vendosur stenda me pajisje moderne për ndërhyrje të shpejtë në rast rreziku në det.
Ky projekt është i mbështetur nga ambasada e Polonisë në Tiranë, ku përfshin pajisjet shpëtimi që janë të disponueshme për të gjithë pushuesit.
Për të siguruar një mbikëqyrje të plotë, Ministria e Brendshme ka rritur praninë e forcave të sigurisë, të cilët bashkë me stafin e mjekëve, kontribuojnë në sigurinë e pushuesve.
Postimi i plotë:
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu prezantuan një tjetër masë për rritjen e sigurisë përgjatë vijës bregdetare të Golemit.
Në rreth 5 km vijë bregdetare, janë vendosur stenda me pajisje moderne të ndërhyrjes së shpejtë në rast rreziku në det. Në plazhin e Golemit, merr jetë kështu një ide e projektit të mbështetur nga ambasada e Polonisë në Tiranë, për të vendosur disa pajisje shpëtimi, që përdoren nga kushdo.
Pajisja quhet “Stenda e Jetës” dhe përfshin kamerdare shpëtimi, një sistem sinjalizimi zanor dhe sistem ndriçimi të integruar, që alarmon duke tërhequr vëmendjen e pushuesve në rast rreziku për jetën e një qytetari në ujë. Duke i bërë bashkë këta elementë e duke i pajisur me bateri të karikuara me energji diellore dhe sistem elektronik kontrolli e njoftimi për shërbimet e urgjencës, jepet alarmi menjëherë për rrezikun.
Ministria e Brendshme siguron ndërkohë një prani të shtuar të forcave të sigurisë, të cilët së bashku me stafin e mjekëve kontribuojnë në sigurinë e pushuesve dhe reagim të menjëhershëm jetëshpëtues.
Urgjenca Kombëtare dhe stafi i saj, të trajnuar për reagim të menjëhershëm dhe efektiv në situata kritike, janë të gatshëm për të ndërhyrë kurdoherë që është e nevojshme. Gjithashtu, Qendrat Shëndetësore verore pranë plazheve dhe stafi shëndetësor vijojnë të ofrojnë mbështetje dhe këshilla mjekësore për të siguruar një sezon pushimesh të sigurt dhe të qetë./Arbresh.info
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...