Kryeministri Rama u ka komunikuar drejtuesve politikë të qarqeve vendimin e tij për të shkarkuar katër ministra socialistë nga detyra.
Në një takim të zhvilluar dje paradite në selinë e PS me drejtuesit politikë të 12 qarqeve, Rama ka komunikuar lirimin nga detyra të ministrave Saimir Tahirin, Ilir Beqaj, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçi.
Kreu socialist ka sqaruar se arsyeja e këtyre lëvizjeve është fuqizimi i fushatës zgjedhore në qarqet Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar. Mësohet se në këtë takim, asnjë nga të pranishmit nuk e ka marrë fjalën, përveç kryetarit Rama, i cili është shprehur se do të mbledhë kryesinë e PS-së për të vendosur zëvendësuesit e ministrave të larguar.
Pa përmendur emra të përveçëm, Rama mësohet të ketë qartësuar se ministrat e rinj do të jetë deputetë të Grupit Parlamentar socialist, por asnjë nga 12 drejtuesit politikë në qarqe. Sipas këtij kriteri, bien poshtë emrat e përfolur dje si ministra të mundshëm të rinj, pjesë e listës së drejtuesve politikë në qarqe.“Panorama” shkruan se emrat më të përfolur dje për ministra të rinj janë Blerina Gjylameti, Vexhi Muçmata, Ervin Bushati, Olta Xhaçka dhe Klodiana Spahiu, deputetë të Grupit Parlamentar të PS-së, jo me profil shumë të lartë politik.
Por ajo që bie në sy janë ministrat e tjerë, të cilët janë drejtues politikë në qarqe dhe nuk janë larguar nga qeveria për të fuqizuar fushatën zgjedhore të PS-së.
Ndërkohë që është larguar Beqaj nga ministër, i cili mbulon qarkun e Kukësit, ministra në qarqe më të mëdhenj dhe të rëndësishëm si Vlora që mbulohet nga Gjiknuri, apo Shkodra që mbulohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk janë larguar nga qeveria, por do të vazhdojnë të kryejnë edhe funksionin e ministrit, por dhe të drejtuesit politik në qarqet ku janë të deleguar.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...