Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot për të diskutuar rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Takimi do të ketë për synim vendimin nëse këto dy shtete do të ftohen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Shqipëria, për të cilën deri tani ka dalë kundër çeljes së negociatave qeveria e Holandës, ka disa kushte për të plotësuar siç janë funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese si dhe Ligji për Mediet.
Ndërsa, Shkupi i trembet një vetoje nga Bullgaria, me të cilën ditët e fundit kanë lindur disa përplasje sa i përket historisë mes dy vendeve.
Një ditë më parë ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria nuk mund t’i mbylle sytë për faktet se Maqedonia e Veriut po vazhdon të ndjekë ideologjinë e vendosur nga Stalini dhe Tito dhe kjo nuk do të thotë që Sofja po i shërben Moskës duke e bllokuar këtë shtet ballkanik.
Shkupi sipas saj nuk po zbaton marrëveshjen e fqinjësisë të nënshkruar në 2017 ndërsa politika shtetërore maqedonase bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohim të gjuhës bullgare. /Ora News/
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...