Përveç një prej minierave në Bulqizë ka vijuar puna në të gjitha galeritë këtë 1 maj.
Ish minatori Ferit Sinani tregon se dita e 1 Majit dikur festohej por pas ndryshimit të sistemit ka patur edhe protesta.
Sot, thotë ai s’ka asgjë. Punëtorët janë të shtypur nga të gjitha qeveritë.
“Sot ky sistem e shtyp klasën punëtore. Të gjithë partitë politike dhe qeveria në veçanti të kenë parasysh ditën e 1 Majit, është festë ndërkombëtare”, thotë ish minatori Ferit Sinani.
Për banorët e Bulqizës që i dinë kushtet e rënda në të cilat punohet në galeri, 1 maji duhet të ishte një ditë proteste.
Bulqiza është një ndër vendet më të varfra edhe pse kanë një pasuri të madhe nëntokësore, ku çdo ditë në stoqet e kromit shikohen edhe fëmijë duke punuar. Ata që e kanë lënë punën thonë se duhet të kishte protestë, por ata që janë ende në punë nuk flasin kur kamera është ndezur sepse i tremben pasojave./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...