Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur me nderime të larta shtetërore, presidentin e Koracisë Zoran Milanoviç.
Begaj ka ndarë pamjet gjatë ceremonisë së pritjes.
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri më 18 dhe 19 tetor.
Ai do të udhëtojë në vendin tonë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.
Bëhet me dije se kreu i shtetit kroat do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Takimi do të zhvillohet të mërkurën në ambjentet e presidencës ku Begaj do presë homologun kroat.
Dita e enjte do të jetë një vizitë e dy presidentëve në qytetin e Beratit.
Agjenda e plotë
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Punëtorët e ‘Pastrimi’ thirrje për kryetarin Ram...
E krahasuan me Mourinho, Guadrdola: Unë kam gjashtë tituj, ...
Punimet në rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Po punohet me ritme t...
Çka është infrastrukturë kritike e Kosovës dhe kush e ruan?
Mbrojtësi i viktimave do t’i thërrasë dëshmitarët e vet pasi...
Certifikimi i subjekteve politike dhe dorëzimi i listës së k...