Rreth 3 784 turistë të huaj mbërritën gjatë kësaj jave në qytetin e Sarandës, i konsideruar si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare.
Drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha, tha për ATSH-në se “1406 turistë mbërritën në bregdetin e Sarandës me krocerën Costa Victoria, ndërsa 2378 turistë me Msc Musica”.
Sipas saj, shumica e turistëve janë italianë, spanjollë, gjermanë, anglezë, amerikanë, francezë, si dhe nga vende të tjera, shkruan ATSH.
Turistët e huaj vizituan pikat turstike të Sarandës si Butrintin, Ksamil, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotam, si dhe Gjirokastrës, etj.
Gjatë muajit prill në portin e Sarandës mbërriti edhe krocera “Msc Lirica” me rreth 2360 turistë të huaj.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...