Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë, ndërsa televizoni RTSH transmetoi drejtpërdrejt këtë ngjarje të rëndësishme për besimtarët myslimanë.
Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.
Ceremonia filloi në orën 06:15 me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Et’hem Beut Elton Karaj dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe.
Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...