Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opzoitare VMRO-DMPNE vazhdon të kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, si në çdo paraqitje publike në kohët e fundit.
Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi ndodhi skandali ku ishte e përfshirë edhe prokuroria e PSP-së, Katica Janeva dhe Boki 13.
“Aksioni i djeshëm është vetëm teatër që të shpëtohen porositësit e vërtetë të këtij krimi, të mbrohet aq sa mundet ekzekutuesi Katica Janeva dhe të mos mësohet se çfarë garniture monstruoze sundon në vend. E pamë se me çfarë lehtësie shteti ka kryeministër i cili për pesë sekonda hyn në marrëveshje për donacion prej 100 mijë euro për Vartolomejn, më parë e pamë në atë video se si merret vesh sipas principit euro për euro, ndërsa sot kemi rast ku në lojë janë miliona euro. Vallë dikush mendon se partia e pushtetit nuk fshihet pas këtij skandali”, ka thënë Mickoski, deklaron portalb.mk.
Sipas Mickoskit, ky skandal duhet të jetë arsyeja kryesore që kryeministri Zaev të jep dorëheqje, por kësaj duhet t’i paraprijë paraburgimi për Janevën, deklaron ai.
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes