Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, shprehet se vendi ynë ka shënuar shumë arritje, ashtu si Maqedonia e Veriut, në plotësimin e kushtetve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
“E di që shumë nga ju janë të zhgënjyer nga BE, nga ta që kanë ndodhur në të shkuarën. Por, ne mund të themi se Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje, ashtu si Maqedonia e Veriut. Presim që KE të marrë një vendim pozitiv”, shprehet Roth, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.
Megjithatë, shton ai “ka ende shumë për të bërë, shteti ligjor, një sistem drejtësie funksional”.
Ministri Roth vlerëson menaxhimin e pandemisë së Covid 19 në Shqipëri dhe thekson se “duhet të mbështesim njëri-tjetrin”. “Nuk na ndihmojnë masat e izolimit, duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin. Strategjia e përbashkët është që suporti të jetë reciprok. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtetet. Nëse Shqipëria është e suksesshme, atëherë ky është dhe suksesi ynë, është e rëndësishme të eleminojnë paragjykimet. Takimet janë historike”, shton Roth.
Në fjalimin e tij, për median, ministri gjerman nuk harroi të falenderojë Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit: “Shpreh urimet për kryeministrin, që me partinë e tij arriti një rezultat shumë të mirë. Kemi nevojë për politikanë të guximshëm, që janë të gatshëm të ndërtojnë ura”.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...