Metën e merr malli për Berishën në PD

15:32 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24.

Gjatë intervistës Meta foli gjatë mbi zgjedhjet e 25 Qershorit, situata politike dhe marrëdhëniet me ish-aletatët.

Ndër të tjera Meta u pyet nga gazetari Ylli Rakipi edhe për tranzicionin e kryetarëve të Partisë Demokratike, nga ish-kryeministri Sali Berisha te kryetari i ri, Lulzim Basha.

“Boshllëku që solli ikja e Berishës nuk mund të plotësohej nga boshllëku më i madh që solli ardhja e Bashës në krye të PD”, u shpreh Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

“Boshllëk nga ikja dhe boshllëk nga ardhja”,- përforcoi më tej mendimin e tij Meta. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme