Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta bërë të ditur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo kanë ndjekur fjalimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Meta përmes një postimi në facebook ka shkruar se është krenar për modelin e shkëlqyer të harmonisë fetare, shkruan arbresh.info.
“Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, ka përfunduar Meta.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e tij.
“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...