Google ADS

Meta: Zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin në BE

18:42 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndet Partitë Popullore Europiane, grupin më të madh në Parlamentin Europian, për interesin dhe vëmendjen e pandërprerë ndaj Shqipërisë.

Kreu i shtetit shprehet i bindur se, “25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin“.

“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.
I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian. ?????”, shkruan Meta.

E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë…

Posted by Ilir Meta on Friday, January 29, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme