Top channel ka dijeni se raporti paraprak i Komisionit të Venecias i ka mbërritur edhe Presidentit Meta, ndërkohë në një reagim të parë, zëdhënësi i kreut të shtetit thotë: Zero shkelje të kushtetutës nga ana e presidentit.
“E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun!” tha zëdhënësi i presidentit, i cili shkruan po ashtu se duhet dëgjuar Bundestagu dhe se duhet ulur urgjent për të zgjidhur krizën e rëndë politike para se Shqipërisë t’i shtohen kushtet të tjera.
Në një reagim të dytë, presidenca tha se “Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. “Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë, është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?”, thotë zëdhënësi i kreut të shtetit.
Ndërkohë kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha që Meta e ka shkelur Kushtetutën, po sa e ka shkelur, për këtë do të vendosë procesi ligjor. Madje Balla citon një pjesë të raportit: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta.
Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”. Taulant Balla thotë se “E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund të bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...