Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta riktheu në Kuvend ligjin “Për karrierën ushtarake në FA”.
Sipas presidenti ky ligj bie ndesh me parimet e Gjykatës Kushtetuese por jo vetëm.
Kreu i shtetit ka deklaruar se ulja e nivelit kusht të arsimimit për aplikantët që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës, nga arsim parauniversitar në atë 9-vjeçar, cenon ecurinë në karrierë, fitimin e gradave të ushtarakëve dhe meritokracisë.
“Neni 6, i ligjit nr. 15/2021, që ndryshon pikën 1, të nenit 15, të ligjit nr. 59/ 2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, përbën një ndryshim, i cili do të ketë impakt negativ lidhur me drejtimin strategjik dhe operacional të Forcave të Armatosura. Përmes këtij ligji është e qartë se, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 9, i ligjit nr. 15/2021, që synon ndryshimin e nenit 20, të ligjit nr. 59/2014, cenon sigurinë juridike dhe parimin e ecurisë në karrierë përmes meritokracisë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Si rrjedhojë ky ligj bie ndesh me parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, sigurisë juridike dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në dekretin e Presidentit.
Kreu i shtetit sqaron gjithashtu se arsyeja kryesore që ka nxitur shpopullimin e gradave të ndryshme në ushtri lidhet me faktin se “Problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit”.
Meta ka kërkuar që “Çdo ndryshim në ligj të kryhet vetëm në harmoni me kërkesat për rritjen e përgatitjes së trupës ushtarake profesioniste të Forcave të Armatosura dhe në konsultim me ushtarakët aktivë”, duke shtuar se “I kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetin e saj?”.
ARGUMENTET E PRESIDENTIT
Ligji nr. 15/2021 synon të ulë nivelin e arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura nga parauniversitar në 9-vjeçar.
Bie ndesh me parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, sigurisë juridike dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
U hartua në mënyrë të nxituar e pa u konsultuar me institucione e oponencë të ushtarakëve, të cilët prekën drejtpërsëdrejti nga ligji.
Pa vizion mbi të ardhmen e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s.
Cenon kredibilitetin e Shqipërisë si vend anëtar i aleancave strategjike që kanë trupa ushtarake me nivel më të lartë.
Rrezikon që në periudhë afatgjatë, të ketë impakt negativ në fushën e mbrojtjes
Cenon meritokracinë, karrierën ushtarake dhe piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura
Dekurajon arsimimin e të rinjve, nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës