Presidenti Ilir Meta thotë se pas mbarimit të mandatit në muajin korrik do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.
“E ardhmja ime politike do u përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës.
Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën”, – tha Meta.
Meta pranoi se nëse opozita do të fitonte më 25 prill do të kërkonte një mandat të dytë.
“Jam optimist që do të ketë një mandat të dytë por pas 25 viteve. Nëse së do të kishte fituar opozita do të kisha dashur një mandat të dytë pasi nuk do të rikthehesha në politikë dhe do të kisha forcuar rolin e presidentit në Kushtetutë për presidentët e tjerë në të ardhmen jo për vetë, pasi presidenti është garant i shtetit për babëzinë e pushtetit që cenon interesat kombëtare.
Për fat të keq Kushtetuta e ka lënë pa instrumentet e duhura Presidentin për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve”, – tha Meta që shtoi se me Ramën në krye të qeverisë nuk do të pranonte një mandat të dytë.
“E pamundur nga unë për ta pranuar” – tha Meta./report.tv/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?