Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë ndesh vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Deklarata vjen nga Presidenti i Republikës Ilir Meta sipas të cilit edhe vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar.
Tonin kritik nuk e ka kursyer Presidenti i Republikës as për ligjin e arsimit të lartë. Nga auditoret e një universiteti privat, kryetari i shtetit tha se problemet zbatimin e këtij ligji dolën pas protestave të studentëve.
“Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse dhe duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika”.
Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të miratohet karta e studentit, megjithatë për presidentin Meta kjo nuk e justifikon vonesën në pajisjen e studentëve.
“Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”.
Presidenti i Republikës e sheh të domosdoshme krijimin e një klime të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. /abcnews.al
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...