Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të enjten ka deklaruar se Shqipëria ka votuar në OKB në një mënyrë krejt të panevojshme.
Meta tha në emisionin “Opinion”, se çdo votim tjetër përveç atij që ka ndodhur do të ishte më i pranueshëm.
Ai deklaroi se ka pasur tre mundësi për të votuar në OKB, ndërsa tregoi se asnjëherë nuk ka menduar se mund të ndodhte një votim i tillë, në një situatë të tillë, kur kërkesat kanë qenë publike të bëra edhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB.
Më tej, Meta tha se nuk pasur asnjëherë një rekomandim apo një sugjerim, apo udhëzim që Ambasadori ynë të dënojë një veprim sovran të SHBA-së.
Presidenti tha se qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme, duhet të jenë të mirë konsultuara.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...