Presidenti Ilir Meta vijon t’i qëndroj vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve dhe vendosjen e një date të re konsesuale për zhvillimin e tyre.
Pas takimit të tij ditën e djeshme me krerët e partive të kahut të djathtë, mësohet se sot presidenti Meta ka pritur edhe kreun e partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima.
Pas vizitës nga e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, presidenti Meta priti në zyrë e tij, rreth orës 12.45, kreun e ZGJIDHJA-s. Kokëdhima e mbështeti vendimin presidentit për shtyrën e zgjedhjeve, pasi edhe ai vetë e propozoi këtë gjë në kongresin e I-rë të partisë ZGJIDHJA.
Kujtojmë se Meta më 8 qershor tha se shfuqizon 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve, duke shtyrë ato në një datë tjetër. Më 10 qershor, presidenti firmosi dekretin për zhdekretimin e zgjedhjeve.
Nga dje ai ka nisur konsultimet me partitë opozitare për një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën