Google ADS

Meta uron Mike Pence me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

18:10 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Senatit të SHBA, Mike Pence, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën e tij, Meta i shpreh urimet më të sinqerta Pence për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe shpreh bindjen se lidhja e shkëlqyer strategjike, partneriteti midis dy vendeve si dhe bashkëpunimi brenda NATO-s për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen.

Meta ka përgëzuar edhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Paul Ryan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emër të Parlamentit Shqiptar, Meta i uron kombit amerikan sukses dhe prosperitet, ndërsa thekson se Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë gjatë gjithë historisë vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme