Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Mbretëreshën Elzabeth II, në ditëlindjen e saj të 94.
Meta përmes një postimi në Facebook ka shfrytëzuar rastin për të uruar Mbretëreshën në emrin e tij dhe të të gjithë popullit shqiptar.
Presidenti Meta gjithashtu ka thënë se shfrytëzon rastin për të shprehur mirënjohjen për mardhëniet e gjata dhe miqësore mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
?? I Madhëria Juaj, Elizabeth II,
Në ditëlindjen e 94-të të Madhërisë Tuaj, më lejoni që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira për Madhërinë Tuaj.
Në një përvjetor kaq të rëndësishëm, populli britanik, i gjithë Komonuelthi dhe shumë miliona njerëz në mbarë botën gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, udhëheqjen Tuaj të gjatë dhe të dalluar, si dhe angazhimin Tuaj ndërkombëtar dhe publik ndër vite.
Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për marrëdhëniet e gjata dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Duke ritheksuar urimet e mia më të mira për shëndetin dhe mirëqenien Tuaj si edhe për begatinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë. ?????
?? I Your Majesty, Queen Elizabeth II,
On Your Majesty’s 94th Birthday, allow me, on my behalf and that of the Albanian people, to formulate my sincerest congratulations, as well as my best wishes for Your Majesty.
On such an important Anniversary, the British people, the entire Commonwealth, and many millions around the world rejoice, admire and pay tribute to Your remarkable life, Your long and out-standing leadership, as well as the international and public engagement over the years.
I seize this opportunity to express my appreciation to the long-standing and friendly relationship between the Republic of Albania and the United Kingdom.
Reiterating my best wishes for Your good health and well-being and the prosperity of the United Kingdom, please accept, Your Majesty, the assurances of my highest consideration. ?????
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...