Google ADS

Meta uron Ditën e Pavarësisë: 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë e një shteti modern

08:38 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka një mesazh për gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit apelon që të gjithë të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur flamurin kombëtar, simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, teksa thekson se 108 vite janë mjaftueshëmpër ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! ??
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! ?? Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen! ??”, shkruan Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme