Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta, e ka nisur këtë mëngjes me një urim për të gjithë shqiptarët, në një ditë të veçantë, siç është pavarësia.
Kreu i shtetit ka kujtuar përvjetorin e 28 nëntorit 1912, kur u ngrit flamuri i pavarësisë në Vlorë, me një video nga Dacaj i Rozhajës. Me emocionet e marra nga fëmijët shqiptarë në Dacaj në Mal të Zi, Meta ks shpërndarë në rrjetin social Facebook video me nxënësit, teksa një vajzë reciton vargje patriotike.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2170215449964311/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...