Meta: Ukraina në luftë me naftë mbi dyfish më lirë se Shqipëria në paqe

13:07 | 9 Mars 2022
A. B.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas rritjes rekord të karburanteve në Shqipëri në ditët e fundit duke marrë si shembull çmimin e naftës në Ukrainë, që sipas tij edhe pse në luftë e ka çmimin mbi dyfish më të lirë se Shqipëria.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Meta është shprehur se ukrainasit në luftë e blejnë naftën me 1 euro për litër, ndërsa shqiptarët në paqe e blejnë naftën me 2.2 euro per litër.

Ai ka publikuar edhe të dhëna nga një raport i “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, për çmimet e naftës në vendet e rajonit.

“Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”, ka shtuar Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme