Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasi u mor në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në “seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK” i pyeti prokurorët se çfarë po bëhet në lidhje me hetimet për inceneratorët dhe u ka vënë në dispozicion disa dokumente, që sipas tij ngarkojnë me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.
“Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.
Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit”, thotë Meta në një postim në faqen e tij në Facebook./euronews.al
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...