Presidentit i Republikës së Shqipëris, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”, i realizuar nga Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim dhe PNUD.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, drejtues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, etj.
Në fjalën e rastit të mbajtur në këtë ceremoni, Meta vlerësoi përpjekjen e rëndësishme të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe PNUD-it për të realizuar një studim që për nga natyra e brendia është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Shqipërinë.
“Studimi serioz “Toleranca fetare në Shqipëri” përpiqet të japë një pasqyrë të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vendin tonë në ditët e sotme. Në dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912 është nënshkrimi i disa prej klerikëve më të mëdhenj të kohës; Dom Nikoll Kaçorri, Myftiu Vehbi Dibra, Bab Dud Karbunara, etj. Këta por edhe shumë të tjerë, hodhën themelet e shteti shqiptar “të mosvarun”, të bashkuar dhe bashkëpërfshirës të të gjitha bashkësive fetare në vend”, – tha Meta, duke theksuar rolin konstruktiv të udhëheqësve fetarë të vendit dhe i klerikëve në ndjekjen e traditës më të mirë të themeluesve të pavarësisë dhe në lartësinë e duhur historike të ndryshimeve demokratike në vendin tonë.
“Institucionet shtetërore sot kanë detyrë dhe obligim mbështetjen e institucioneve fetare në vend, sepse roli i shtetit për të ruajtur dhe inkurajuar në të ardhmen jo vetëm bashkëjetesën, por dhe dialogun, bashkëpunimin e harmoninë e përditshme mes bashkësive, qytetarëve dhe besimtarëve është i pazëvendësueshëm dhe shumë i rëndësishëm. Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtat e Bashkësive Fetare tradicionale në vend si edhe të grupeve më të vogla fetare dhe besimtarëve si individë. Këtë harmoni të shkëlqyer fetare nuk duhet ta marrim të mirëqenë përgjithmonë, por duhet ta forcojmë e përsosim çdo ditë”, – tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij Presidenti i Shqipërisë, shkruan syri.net.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...