Google ADS

Meta thirrje qeverisë për të ulur çmimin e karburantit

21:21 | 9 Mars 2022
KRG

Presidenti, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të karburanteve dhe për miratimin e një pakete ndihme ekonomike për familjet në nevojë.

“Zero nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës”, ka shkruar Meta.

Gjithashtu sipas tij, Shqipëria deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar fermerët apo bizneset e vogla.

Presidenti e krahason situatë me vendet e rajonit si Kroacia e cila ka hequr akcizën e naftës apo Greqinë që ka miratuar paketë ndihme për familjet me të ardhura të ulëta./arbresh.info/

Reagimi i Metës vjen pas protestës së qytetarëve para kryeministrisë dhe bllokimin e disa akseve rrugore në Tiranë. /Euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme