Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në Rtv Ora mbi situatën e pandemisë së COVID 19 në vendin tonë, Kreu i Shtetit Ilir Meta kërkoi rritjen e testimeve për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.
Ilir Meta: Edhe Shqipëria është e prekur seriozisht derisa kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave dhe të të prekurve pavarësisht nga niveli i testimeve që mund të kishin qenë dhe mund të jenë më të shumta për të pasur një panoramë më të qartë. Gjithçka është relative.
Në cilësinë e Kreut të Shtetit, Meta tha se informacionet mbi situatën i merr nga burime të shumta qofshin këto zyrtare apo informale.
Ilir Meta: Informacioni vjen në burime të ndryshme, zyrtare, informale përmes shkresave, kontakteve të drejtëpërdrejta. Janë burime të ndryshme që na japin atë panoramë që na ndihmon të vlerësojmë cila është situata nga pikëpamja objektive dhe nevoja për përmirësimin e saj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...