Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se të gjithë faktorët politikë duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar të rinjtë që të zhvillojnë karrierën në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook, tha se zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.
“Të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të pasur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë”, shkroi ai.
Meta theksoi se Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt, prandaj të gjithë duhet të bashkohemi kundër shpopullimit.
“Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret”, përfundoi ai.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...