Meta takon nxënës dhe mësues nga Medvegja: Shqipëria do vazhdojë t’ju përkrahë!

14:42 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Shtatë muaj pas vizitës në Medvegjë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar për një vizitë tre ditore në Shqipëri 50 nxënës e mësues të kësaj treve.

Nën kujdesin e Presidentit Meta ata kanë vizituar vende të ndryshme historike e me simbolike të fortë kombëtare si Vendvarrimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Lezhë etj.

Nxënësit nga Medvegja e mësuesit që i shoqërojnë janë akomoduar në Shëngjin, një nga vendet më turistike të Shqipërisë.

Nxënësin e ftuar nga Presidenti Meta shoqërohen edhe nga Leme Xhema, nënkyetare e Medvegjës dhe Arlinda Kadriu drejtoresha e Shkollës Fillore “Zenel Hajdini“ në Tupallë. ”

“Shqipëria do vazhdoje të përkrahë Luginën e Preshevës”, ka thënë Meta gjatë takimi me nxënësit nga Medvegja dhe përfaqësuesit nga Presheva.

Ndërsa delegacioni nga Presheva, ka falenderuar nga zemra presidentin Ilir Meta për përkujdesin dhe mbështetjen permanente të tij ndaj Luginës së Preshevës.

Pas takimit Meta ndau në rrjetet sociale foto dhe mbresa nga takimi.

“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe.

Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m’i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon.

Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve”, shkruan Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme